Shirat lënë futbollin në ajër, FSHF shtyn të Parën dhe të Dytën sërish

schedule11:58 - 25 Janar, 2021

schedule 11:58 - 25 Janar, 2021

Kategoria e Parë dhe e Dytë nuk do të rinisin as këtë fundjavë. Vendimi është zyrtar dhe FSHF në njoftimin e saj bën me dije se ky vendim është marrë për shkak të kushteve atmosferike që pritet të përfshijnë vendin në fundjavë.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se rifillimi i aktivitetit të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të shtyhet sërish.

Zyra e shtypit në FSHF njofton se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut, që parashikohen në fundjavë e që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.

Në këto kushte, Sektori i Garave në FSHF ka planifikuar që rifillimi i ndeshjeve në të dyja kategoritë të ndodhë fundjavën pasardhëse, më konkretisht 6 shkurt 2021.

Ndërkohë, lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë”, thuhet në njoftimin e bërë nga FSHF në kanalet zyrtare të komunikimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!