Shira dhe përmbytje në Indi, raportohen 66 viktima

schedule08:26 - 13 Korrik, 2023

schedule 08:26 - 13 Korrik, 2023

Ka shkuar në 66 numri i viktimave si pasojë e reshjeve musonike dhe përmbytjeve të shkaktuara prej tyre që kanë përfshirë prej disa ditësh Indinë.

Reshjet kanë shembur urat dhe kanë bllokuar rrugët, duke çuar në izolimin zonave të ndryshme të vendit, veçanërisht në rajonet Himalaje të shtetit të Himachal Pradesh.

Situata mbetet e rrezikshme dhe për turistët që kanë mbetur të bllokuara në këto zona, tashmë nën ujë.

Ditët e fundit, Nju Delhi regjistroi në 24 orë nga 153 milimetra shi, një rekord për muajin korrik që kryeqyteti indian nuk e kishte regjistruar prej 40 vjetësh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!