Shira dhe kthjellime, mësoni ku do të ketë reshje gjatë fundjavës

schedule16:29 - 8 Gusht, 2020

schedule 16:29 - 8 Gusht, 2020

Moti ka qenë i paqendrueshëm gjatë ditëve të fundit në vend me shira të rrëmbyeshëm dhe kthjellime në zona të ndryshme.

Sipas Meteoalb, fundjava do të jetë disi më e stabilizuar gjatë të cilës do të vërehet kryesisht mot i kthjellët me shira lokalë në zona të izoluara.

“Fundjava paraqitet me kthjellime për pjesën më të madhe të vendit ndërsa rreshje do ketë në zonat malore, kryesisht veri dhe juglindje”, bën me dije Meteoalb. /abcnews.al