Shinzo Abe, kryeministri që e bëri botën një vend më të mirë

schedule09:29 - 9 Korrik, 2022

schedule 09:29 - 9 Korrik, 2022

Nga David Frum The Atlantic

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Shinzo Abe, ish-kryeministri japonez, i cili u vra ditën e djeshme la një trashëgimi të gjatë: një Japoni që mundet dhe vepron. Abe ishte më shumë se kryeministri më jetëgjatë në historinë demokratike japoneze. Edhe pse u largua nga detyra në vitin 2020, ai mbeti kreu i fraksionit më të madh në parlamentin e  Japonisë, dhe kështu figura më e fuqishme në politikën japoneze, edhe pa ndonjë titull zyrtar.

Abe shpesh përshkruhet si nacionalist. Ai meriton të mbahet mend si një nga ndërkombëtarët e mëdhenj të epokës së tij, arkitekti kryesor i sigurisë kolektive në rajonin Indo-Paqësor.

Përgjatë katër presidencave të SHBA-së – ato të George W. Bush, Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden – Abe u përpoq të mbronte pozicionin e Japonisë kundër Kinës duke ndërtuar aleanca dhe institucione.

Pikërisht në ditën e vrasjes së Abe, forcat detare japoneze po merrnin pjesë në stërvitjen më të madhe ushtarake të organizuar ndonjëherë në Oqeanin Paqësor, të njohur si RIMPAC 2022.  Anije nga Shtetet e Bashkuara, India dhe Australia kanë marrë pjesë në stërvitje të tilla.  Stërvitja  RIMPAC filloi në vitin 2010.

Këtë vit, po marrin pjesë gjithashtu anije nga dy vende të Amerikës së Jugut, të shoqëruara prej kohësh nga Kina, Kili dhe Ekuadori. Atyre iu bashkuan anije nga Koreja e Jugut, e cila ka një histori marrëdhëniesh të tensionuara me Japoninë; Singapor; dhe Sri Lanka, ku Kina është përpjekur të marrë kontrollin e objekteve portuale.

Indonezia, vendi më i madh në Azinë Juglindore, do të merrte pjesë ashtu si edhe Izraeli. Anëtarët e NATO-s, Kanadaja, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po marrin pjesë gjithashtu – duke përbërë, me të tjerët, gjithsej 26 vende.

Abe hodhi themelet për të gjithë këtë duke u bërë i famshmi i “Quad”, ose Dialogu Katërpalësh i Sigurisë, në vitin 2007, gjatë mandatit të  tij të parë. Abe bëri diçka që deri atëherë do të konsiderohej shumë jo-japoneze: Ai mori drejtimin e trupit diplomatik.

Abe joshi Indinë në një marrëdhënie formale sigurie me Japoninë – i pari. Ai ia doli të fitonte akses në institucionin e sigurisë në Uashington, DC, i cili më pas ishte i preokupuar me luftën në Irak. Ai orientoi me mjeshtëri ambivalencën në qëndrimet australiane ndaj Kinës, e cila është një klient kryesor për produktet australiane.

Përmes gjithë kësaj, Abe avancoi vazhdimisht një vizion të rajonit të Paqësorit që ishte i sigurt për demokracinë. Ai i bëri presion Australisë që t’i shesë uranium Indisë për programin civil bërthamor të Indisë. Ai këmbënguli se Tajvani ishte një interes thelbësor i sigurisë për kombet demokratike në Indo-Paqësor, raporton abcnews.al.

Ai mbrojti një pikëpamje internacionaliste për interesat e Japonisë, si pjesë e një aleance kolektive me demokracitë e tjera. Abe kapërceu një pengesë pas tjetrës. Ai kapërceu predispozicionin e Japonisë për neutralitet, i cili përfshinte përballjen me kundërshtarët politikë, të cilët e shndërruan nevojën për të shlyer krimet e luftës japoneze në argumente kundër bashkëpunimit të sotëm ushtarak me ish-viktimat e Japonisë.

Abe madje theu kodin e Donald Trump, mbërriti në Kullën Trump në nëntor 2016 për një takim të hershëm me presidentin e zgjedhur në të njëjtën kohë kur qeveria e tij po negocionte përfitimet e biznesit me vajzën e Trumpit, Ivanka – diplomacia me SHBA-në gjatë epokës së Trumpit nuk ishte negative, diçka që Abe e kuptoi më herët se shumica.

Tani Abe nuk është më, ai është vrarë në një akt dhune që ka tronditur vendin e tij paqësor. Ai la pas pasardhës të përkushtuar ndaj politikave të tij dhe që pretet një fitore e madhe për partinë e tij në zgjedhjet e kësaj të diele.

Amerikanët, gjithashtu, janë më të sigurt dhe më të fortë falë kontributit të Abe për paqen dhe lirinë.

/abcnews.al