Kandidati i LSDM-së për kryetar të Shkupit dhe kryetari aktual, Petre Shilegov, në konferencën për shtyp para mediave ka uruar kundërshtaren e tij, Danela Arsovskën, për fitoren dhe ka falënderuar të gjithë ekipin që ka punuar me të në këto katër vitet e fundit për qytetin e Shkupit.
Deri më tani në Shkup janë numëruar 52,55% e votave dhe Danella Arsovska udhëheq me gati 20 mijë vota para, ose në përqindje me mbi 60%.
Shilegov, ka arritur të marrë vetëm 43.413 vota deri më tani. /abcnews.al/