“Shiko si rri aty mbi skaf…”, pamjet e rënda pak sekonda pasi përplaset për vdekje fëmija 7-vjeçar në Himarë

schedule15:16 - 2 Gusht, 2022

schedule 15:16 - 2 Gusht, 2022

Një fëmijë 7 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një skaf në Plazhin e Potamit në Himarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:00. Abcneës.al, ka siguruar edhe videon e momentit pak para tragjedisë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale Arjan Tase., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur fëmijën rreth 7 vjeçe, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është vënë në prangat e Policisë.

Sipas burimeve të ABC, shtetasi Arjan Tase, është një ish-shef i komisariatit në Himarë, ndërsa tashmë mban detyrën e Komisarit në Elbasan.

Ndërkohë qytetarët që kanë filmuar këtë ngjarje të rëndë dëgjohen teksa i drejtohen drejtuesit të skafit me fjalë ofenduese.

Deklarata e policisë:

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!