Shijaku mbulohet nga plehrat, mbaron kontrata me Sharrën

schedule15:56 - 22 Gusht, 2021

schedule 15:56 - 22 Gusht, 2021

Përkeqësohet situata në rrugët e Shijakut.

Koshat e mbeturinave nuk kane me vende. Plehrat po mbushin trotuaret dhe rrugët.

Që prej datës 17 gusht kur mes Bashkisë së Shijakut dhe Landfillit të Sharrës përfundoi kontrata, plehrat nuk kanë ku depozitohen dhe përpunohen.

I gjithë Shijaku kundërmon erë të keqe.

Deri në datë 17 gusht Landfilli i përpunonte falas mbetjet. Këshilli Bashkia i Shijakut të enjte ka miratuar dhe një studim fizibiliteti.

Të hënën pritet që prefekti ta miratojë këtë studim.

Një ditë më parë për abc kreu i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana tha se pas vendimit të prefektit të qarkut, pritet të nënshkruhet një kontratë tjetër e përkohshme me Landfillin.

Burimet thanë për “ABC” se sipas kushteve të kontratës mbetjet e Shijakut do të depozitohen në Landfillin e Sharrës kundrejt pagesës 29 euro për ton.

Por gjithsesi Bashkia e Shijakut nuk e përballon dot shifrën ndaj kërkon ndihmën e qeverisë për ta mbështetur financiarisht./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!