Luka Jovic ka pranuar të transferohet te Milani. Sulmuesi serb kaloi verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt te Real Madrid për shumën e 60 milion eurove, por aventura spanjolle nuk ka shkuar siç duhet.
Vetëm dy gola të shënuar në 24 aktivizime, janë shumë pak. Kuqezinjtë e pëlqejnë 22-vjeçarin, të cilin e shohin si zëvendësuesin perfekt të Zlatan Ibrahimovic. Le Bombe di Vlad raporton se Jovic ka dhënë dritën jeshile për të kaluar në Serie A.
Tani i mbetet Milanit të gjejë një akord me “Los Blancos”. Marrëdhëniet mes dy klubeve kanë qenë historikisht të mira dhe nuk pritet të hasen probleme në gjetjen e një marrëveshje. Klubi italian do të provojë huazimin e lojtarit ofensiv, ndërsa Reali do të tentojë të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. /abcnews.al