Devid de Santana Silva, sulmuesi i Kastriotit, është një nga lojtarët më produktivë të Kategorisë Superiore. Braziliani ka shënuar më shumë nga të gjithë futbollistët e tjerë në aksione dinamike.
Në 23 javë kampionat Devid numëron 9 gola dhe mbi të janë vetëm dyshja e Kukësit, Patrick Eze-Agim Ibraimi. Gjithsesi në ndihmë atyre u kanë ardhur edhe penalltitë.
Nigeriani, nga 10 gola dy i ka realizuar nga pika e bardhë, kurse kapiteni i Kukësit ka shënuar gjysmën e golave me penallti. Ardit Hoxhaj është në të njëjtat kushte si Devid, pasi tetë golat e tij i ka pa asnjë penallti.
Në garë për “Këpucën e Artë” ka hyrë edhe Dejvi Bregut. Vlonjati e ka gjetur rrugën e rrjetës tetë herë këtë sezon. Sulmuesi anësor gjuan penalltitë për Teutën dhe tre herë e ka çuar topin në rrjetë nga pika e bardhë e 11-metërshit. / abcnews.al


