“Shifrat janë problem”, eksperti: Rritja e turistëve i dedikohet çlirimit të aeroportit të Tiranës, 2024 do të jetë më i mirë

schedule14:55 - 21 Gusht, 2023

schedule 14:55 - 21 Gusht, 2023

I ftuar në një lidhje skype me emisionin “Sheshi Dollarit” në ABC News, Besnik Vathi, ekspert për çështjet e turizmit, foli në lidhje me bumin e turistëve që përjetoi këtë sezon vendi jonë, e që ai e kishte parashikuar më parë.

Vathi tha se shifrat e turistëve që kanë ardhur këtë vit në vendin tonë janë te larta, ndërsa në vitin 2024 do jenë edhe më të larta.

Sipas tij kjo i dedikohet çlirimit të aeroportit të Tiranës. Eksperti theksoi se pavarësisht se bëhet fjalë për rritje, shifrat mbeten problem.

Kuptohet që shifrat janë të larta. Unë edhe në fillim të vitit kam qenë optimist që do të ketë një rritje të ndjeshme. Unë mund të them se 2024 do të të jetë akoma më i mirë.

Bëhet fjalë për një rritje nga viti në vit, që sic e kam thënë unë mendoj që i dedikohet ëlirimit të Aeroportit të Tiranës.

Sic përmendët edhe hyrje më të mëdha shikohen në portin e Tiranës.

Duhet te jemi koshient, se pavarësisht  së bëhet fjalë për një rritje të madhe, shifrat janë me probleme.

Këtë e them duke u nisur nga disa fakte që kushdo i sheh. Ne e dimë që vendet ku shqiptarët qëndrojnë më shumë janë Italia, Britani, Gjermani dhe Greqi. Nga këto vende shqiptarët hynë si turistë.

Po ta shikojmë këto janë vende  që zënë vendet e para e hyrjeve në Shqipëri” tha eksperti.

Duke përmendur faktin se edhe shqiptarët që vijnë nga jashtë shpenzojnë, Vathi tha se ata nuk konsumojnë si turistë, pasi kthehen në familjet e tyre dhe kanë shtëpitë e tyre.

Sipas tij duhet bërë një analizë e mirë, e shtetasve që hyjnë në Shqipëri. A ishin vërtet 500 mijë shtetas Italinë, apo 200 mijë nga këta ishin emigrantë shqiptarë.

Pavarësisht se  mund të kemi mos raportime, informalitetin, por pjesë më e madhe e shqiptarëve që vijnë, nuk konsumojnë si turistë. Kthehen në familjet e tyre, kanë shtëpitë e tyre.

Analiza duhet bërë, nëse realisht nga Italia erdhën 500 mijë Italian, me nacionalitet Italian, apo 200 mijië ishin shqiptarë. Po ashtu edhe nga Britania” theksoi ai.

Faktorët që ndikuan në këtë rritje të menjëhershme të turizmit në vendin tonë janë, çlirimi i aeroportit, rrjetet sociale të cilat po marrin akoma dhe më shumë peshë dhe mediat ndërkombëtare prestigjoze.

“Shifrat janë shumë më të larta se çdo vit. Theksoj nevojën e korrigjimit të shifrave nga viti në vit, që ne të kemi pasqyrë të saktë të turizmit shqiptar, pasi kjo do të ndihmonte edhe në përcaktimin e strategjive sa më reale për të ardhmen e turizmin shqiptar.

Nëse gjykojmë faktorët që kanë bërë të mundur rritjen e numrit të vizitorëve janë, clirimi i aeroportit, rrjetet sociale po marrin akoma më shumë peshë, mediat ndërkombëtare që pasqyrojnë këtë lëvizje që ka filluar.

Duhet ta marrim me realizëm sepse askush nuk ishte i përgatitur për këtë fluks” u shpreh Vathi.

Në lidhje me faktin nëse do të duhet ta kthejmë turizmin në sektor prioritar, Vathi tha se fillimisht duhet të kemi një pasqyrë të saktë të asaj që kemi dhe më pas duhet të merren masa për të ardhmen që ky sektor të  vihet në funksion për ekonomine e vendit.

Nëse do të kemi një pasqyrë të saktë të asaj që kemi,, natyrshëm do të duhet të merren masa për të ardhmen që ky sektor të vihet në funksion për ekonominë e vendit.

Pasi problematikat që shikohen ndonjëherë mund të kthehen në boomerang kur ke një rritje të papritur, kur nuk je përgatitur.

Janë probleme që kanë të bëjnë me trafikun e rënduar, probleme që kanë të bëjnë me pastrimin e vendeve dhe siteve  turistike, janë probleme që vijnë nga grumbullimi i të ardhurave nga qeveria.

Duhet medoemos që autoritet të ndërhynë për të përgatitur sezonin, për të mos pasur një ardhje kaotike, duke marrë masat që të gjithëe resurset që ka Shqipëria të jenë në dispozicion të pushuesve” theksoi eksperti.

Për të pasur një turizmin vjetor dhe jo vetëm sezonal, Vathi tha se jemi në rrugën e duhur, por duhet që turistët të vijnë në mënyrë të organizuar dhe jo në mënyrë individuale dhe koatike.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!