Shifrat flasin, Milani i Giampaolos është katastrofë!

schedule11:55 - 27 Shtator, 2019

schedule 11:55 - 27 Shtator, 2019

Marco Giampaolo e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin në krye të Milanit. Shifrat janë ato që e kryqëzojnë ish-trajnerin e Sampdoria-s. Madje në Itali kanë nisur edhe zërat e parë për trajnerët që mund ta zëvendësojnë atë. Rikthimi i Gennaro Gatusso është një prej skenarëve, që do të ishte edhe një autogol i drejtuese.

Gjithsesi të mbetemi te shifrat e Milanit aktual, që janë skandaloze. Kur janë luajtur pesë ndeshje, kuqezinjtë kanë shënuar vetëm tre gola. Ata kanë sulmin e dytë më të keq në Serie A dhe renditen të 93-ët në Europë (5 ligat kryesore, që kanë 98 ekipe).

Milani ndërkohë është edhe ekipi me më pak gjuajtje në portë në Itali, kurse në Europë zë vendin e 93-të. Mesatarisht skuadra e Giampaolo-s e godet portën 2.6 herë për ndeshje. Normalisht edhe rezultatet pozitive me këto shifra është e pamundur të vijnë. /abcnews.al