Gjermania ka gjasa të zgjasë bllokim kombëtar përtej 10 janarit për të ulur numrin e të infeksioneve dhe presionin në spitale. Kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit politikë lokalë pritet të bien dakord mbi zgjatjen e masave kufizuese në një takim të martën. Nuk dihet ende se sa do të zgjatet bllokimi.
“Shifrat janë akoma shumë të larta, kështu që ne duhet të zgjasim kufizimet ,” tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spann në një intervistë me RTL mbrëmë.
Sipas tij, nivelet e infeksionit duhet të ulen ndjeshëm. “Kjo është më mirë sesa të relaksohesh shumë herët dhe pastaj, mbase për disa javë, do të përballemi me pyetje të reja dhe të vështira,” shpjegoi ai.
Gjermania vendosi kufizime më të rrepta para Krishtlindjes, duke përfshirë mbylljen e restoranteve dhe shumicës së dyqaneve. Sidoqoftë, rastet e koronavirusit vazhduan të rriteshin dhe numri i të vdekurve nga Covid-19 tejkaloi 1,000 brenda pak ditësh.
Shkalla e shtatë ditëve e infeksionit tani është 140 për 100,000 njerëz, shumë më lart se objektivi 50, për të cilin politikanët kanë rënë dakord si shifër e sigurt për të zbutur masat. g.v/abcnews.al



