Shifrat e fundit: 704 raste të reja dhe 9 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

schedule15:05 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:05 - 25 Nëntor, 2020

Në Kosovë është shënuar sot sërish shifër e lartë rastesh të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë  konfirmuar 704 raste pozitivë me koronavirus nga 1.651 testime të kryera.

Në orët e fundit edhe 9 qytetarë të tjerë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid. Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.