Bilanci i vitit 2020 nxjerr në pah Tiranën, skuadrën që u shpall kampione dhe mori fitore të njëpasnjëshme me Emmanuel Egbo në stol. Bardheblutë, edhe pse këtë sezon nuk e kanë nisur si duhet, sërish janë ekipi që kanë grumbulluar më shumë pikë.
58 pikë të marra nga Tirana, që aktualisht drejtohet nga Nevil Dede dhe synon të dalë sërish kampion. Një ecuri të mirë në vitin 2020 ka pasur edhe Laçi, me 56 pikë, dy më pak se skuadra kryeqytetasve.
Podiumi mbyllet nga Kukësi, që ka grumbulluar 52 pikë dhe lë pas Teutën dhe Vllazninë, ekipe që kanë marrë nga 49 pikë. Bilancin e shkodranëve e rregullon sezoni aktual.
Në vendin e gjashtë është Skënderbeu, ekipi që renditet në vendin e parafundit pas 12 javësh kampionat. Dy pikë më pak, 44, ka marrë Partizani, që lë pas vetëm Bylisin që ka grumbulluar 32 pikë. / abcnews.al