SHIFRAT/ 11 të infektuar dhe 14 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

schedule16:44 - 25 Nëntor, 2022

schedule 16:44 - 25 Nëntor, 2022

Në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 11 raste pozitive me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 423 testime të kryera, të infektuar rezultuan 7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika 

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 423

Testime totale 2,007,915
Raste pozitive 332,202
Raste të shëruara 328,433
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147
Fier 9
Gjirokastër 8
Vlorë 3

Berat 3
Shkodër 2
Durrës 1
Kukës 1
Dibër 1   /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!