Kolonel Dritan Demiraj në një lidhje skype në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, komentoi edhe shifrat që publikohen nga të dyja palët, në lidhje me viktimat, apo mjetet që dërgohen ose shkatërrohen.
Demiraj theksoi se ato nuk janë reale, pasi shifrat përdoren më shumë për anën psikologjike të palëve, për të ulur moralin e njërit krah apo tjetrit.
Më pas ai shtoi se ka dalë në konkluzionin se BE e ka nënvlerësuar fuqinë ushtarake të Rusisë, duke shtuar se ky është një gabim i madh.
“Bashkohen deri në një pikë, sepse pothuajse të gjitha shifrat që publikohen nga njëra anë apo tjetër, nuk janë reale. Shifrat përdoren më shumë për anën psikologjike të palëve, për të ulur moralin e njërës palë dhe për të ngritur moralin e palës tjetër.
Kam arritur në konkluzionin se BE ka nënvlerësuar fuqinë ushtarake ruse. Dhe nënvlerësimi i saj është një nga gabimet më të mëdha” u shpreh koloneli.r.t/abcnews.al