Shifra të larta të infektuarisht me Covdi në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 6 persona

schedule14:50 - 25 Qershor, 2020

schedule 14:50 - 25 Qershor, 2020

Gjashtë pacientë kanë humbur jetën dhe 153 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të enjte në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend janë konfirmuar 1 279 testime të realizuara.

Sipas qyteteve: Shkup-66 raste, Kumanovë-13, Shtip-13, Prilep-2, Tetovë-20, Strugë-7, Manastir-1, Ohër-7, Kriva Pallankë-1, Koçani-1, Probishtip-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-6, Resnje-12.

Janë shëruar 75 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 6 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Tetova dhe Resnja në mes të moshës 53 dhe 80 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5595, prej të cilëve 2166 janë shëruar kurse 265 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me koronavirus 3164 raste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!