Shifra të larta të infektuarish me Covid janë shënuar gjatë orëve të fundit në Greqi. Sipas statistikave të fundit rezulton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3,209, raste të reja me Covid dhe kanë humbur jetën 60 persona.
Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në spital 480 pacientë.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 82 034 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 1 288 qytetarë. /abcnews.al


