Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, pritet zgjerimi i masave kufizuese

schedule18:14 - 21 Tetor, 2020

schedule 18:14 - 21 Tetor, 2020

Shifrat e larta të të infektuarve me Covid 19 në Greqi, pritet që të sjellë një sërë masash të tjera kufizuese anti-Covid.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias , menjëherë pas përfundimit të takimit të gjerë që zhvilloi në Kastoria, me guvernatorin, zëvendës-guvernatorin e Kastoria ka theksuar se ditët e fundit po vihet re se ka një shpërthim agresiv të virusit me karakteristika krejtësisht të ndryshme nga ato të raundit të parë

Në kuadër të vendosjes nën kontroll të situatës kërkon profesori i politikës shëndetësore, Elias Mosialos, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar një zbatim më të rreptë të masave mbrojtëse ndaj Covid 19.

Gjithashtu ai është shprehur se pritet që gjatë 24 orëve të fundit të ketë sërish një rritje të madhe të rasteve të reja me covid.

Ndërkohë pritet që takimi i radhës të jetë dhe vendimtar në lidhje me përcaktimin e masave shtesë që do të merren dhe me përcaktimin e hartës së rrezikut shëndetësor në zona të caktuara të vendit, duke marrë parasysh të dhënat e fundit epidemiologjike.

Përtej Kozanit, e cila po kalon ditën e gjashtë të bllokimit, niveli epidemiologjik i Kastorias, Janinës dhe Selanikut duket se është shqetësues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!