Në orët e fundit vendi fqinj Greqi ka regjistruar 2601 raste të reja dhe 46 persona kanë humbur jetën nga Covid.
Ndërkaq vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në intubim 347 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 66 vjeç.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid 687.278 persona mes të cilëve 50.9% janë meshkuj, ndërsa kanë humbur jetën 15,289 pacientë. /abcnews.al