Shifra të larta të infektuarish me Covid në Greqi, humbin jetën 41 persona

schedule18:03 - 6 Mars, 2021

schedule 18:03 - 6 Mars, 2021

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditorë me Covid në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 301 raste të reja de kanë humbur jetën 41 persona.

Autoritete shëndetësore bëjnë me dije se në orët e fundit, janë kryer 53,109 teste (molekulare dhe të shpejta), ndërsa pozitiviteti arrin në 4,33% (nga 3,95% dje).

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 203,978, mes të cilëve kanë humbur jetën  6,664 persona. /abcnews.al