Në Greqi vijon të jetë i lartë numri i rasteve ditore të të infektuarve me Covid. gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 5 087 qytetarë dhe kanë humbur jetën 103 pacientë.
Sipas statistikave të fundit nga ministria e Shëndetësisë në gjendje të rëndë të shtruar në kujdesin intensiv janë 702 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 994.901 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 19085 pacientë të cilët kryesisht kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe mbi 70 vjeç./abcnews.al