Shifra të larta të infektuarish me Covid në 24 orë në Maqedoni, humbin jetën 5 persona

schedule15:23 - 25 Gusht, 2020

schedule 15:23 - 25 Gusht, 2020

Pesë persona kanë humbur jetën dhe  127 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 oërve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 1.768 teste, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja me Covid-19.

Sipas qyteteve në: Shkup-38, Kumanovë-23, Dibër-1, Shtip-3, Prilep-15, Tetovë-8, Strugë-2, Veles-5, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-12, Strumicë-1, Probishtip-3, Pehçev-2, Berovë-3, Vinicë-1, Dellçev-3, Sveti Nikollë-3, Negotinë-1.

Pesë persona vdiqën, një paciente nga Kriva Pallanka (69), dy nga Gostivar (77 dhe 63), një pacient nga Negotina (69) dhe një nga Shkupi (70). Të gjithë vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në Maqedoni ka shkuar në 13.799./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!