Shifra të larta të infektuarish me Covid, 322 viktima nga Covid në Itali

schedule17:42 - 24 Prill, 2021

schedule 17:42 - 24 Prill, 2021

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditorë me Covid në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit nga 320.780 testime të zhvilluara janë konfirmuar të infektuar me Covid 13 817 raste të reja.

Gjatë orëve të fundit bëhet me dije se numri i viktimave nga Covid është 322 persona.

Ndërkohë krahasuar me një ditë më parë është shënuar dhe një ulje e numrit të pacientëve të shtruar në spital.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 3,949,517    persona mes të cilëve kanë humbur jetën 119,021 pacientë. /abcnews.al