Shifra të larta të infektuarish, konfirmohen 147 raste të reja me Covid në 24 orë

schedule16:08 - 8 Shtator, 2020

schedule 16:08 - 8 Shtator, 2020

Prej disa ditën numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit sipas ministrisë nga 830 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 147 raste të reja dhe dy persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë numri i personave të infektuar me Covid në vendin tonë ka shkuar në 10553 mes të cilëve 321 persona kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:  67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.

LEXO EDHE: 2 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend

Sa i përket situatës në spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (8 Shtator 2020)

Testime totale                   69558

Raste pozitive                    10553

Raste të shëruara            6239

Raste Aktive                       3993

Humbje jete 321 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2121

Durrës                  458

Shkodër               321

Lezhë                    227

Elbasan                 173

Korçë                    150

Vlorë                     138

Kukës                    130

Fier                        130

Berat                     77

Dibër                     34

Gjirokastër         34.  e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!