Numri i personave të pastrehë në SHBA arriti nivele rekord këtë vit sipas raportit të fundit. E përkthyer në shifra, niveli i të pastrehëve arriti në shifrën 18% ose mbi 770,000 persona.
Këto shifra vijnë pas një rritjeje prej 12% në vitin 2023, të cilën ekspertët e ka lidhur me rritjen e qirave dhe me stopimin e ndihmave të shpërndara gjatë pandemisë.
Amerikanët janë goditur ‘rëndë’ gjatë viteve pas pandemisë, pasi strategjitë ndihmuese nga qeveria përfunduan, përfshirë ndalimin e dëbimeve. Po ashtu, kostot e strehimit janë duke u rritur, duke bërë që një numër rekord personash që marrin me qira të jenë të ngarkuar financiarisht, ose të paguajnë më shumë se 30% të të ardhurave të tyre për strehim, sipas Harvard Joint Center for Housing Studies.
“Një numër më i madh se kurrë ka nevojë për ndihmë për të paguar qiranë. Një numër më i madh se kurrë po bëhen të pastrehë për herë të parë,” shkruante National Alliance to End Homelessness.
Shihen me interes politikat që do të ndërmerren nga presidenti i ri Trump për të minimizuar këtë problem. / abcnews.al