Shifra rekord, Japonia drejt një gjendjeje të re të jashtëzakonshme

schedule10:48 - 4 Janar, 2021

schedule 10:48 - 4 Janar, 2021

Japonia do të marrë në shqyrtim shpalljen e një gjendjeje  të jashtëzakonshme mbi pandeminë Covid-19 për Tokion dhe prefekturat përreth saj, tha sot kryeministri Yoshihide Suga në një konferencë shtypi.

Njoftimi i tij vjen pasi guvernatorët e katër prefekturave, përfshirë Tokion, i kërkuan qeverisë qendrore të vendosë këtë masë për rajonet e tyre pasi panë rritje masive të rasteve të reja të koronavirusit.

Japonia njoftoi për 3 158 raste të reja dje, rreth gjysma e të cilave ishin nga katër prefekturat, Tokio, Kanagawa, Chiba dhe Saitama. Guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike shprehu shqetësime në lidhje me një rritje të numrit të pacientëve me simptoma të rënda pasi shifra u rrit në 101 të dielën.

Ajo u bëri thirrje 14 milionë banorëve të Tokios që të vazhdojnë të shmangin  daljet jo-urgjente dhe jothelbësore dhe të respektojnë masat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!