Autoritetet e Hong Kong-ut njoftuan sot mbylljen e shkollave fillore për dy javë duke filluar nga java e ardhshme për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, sipas mediave lokale.
Javën e kaluar, qeveria e qytetit urdhëroi gjithashtu mbylljen e kopshteve për dy javë për shkak të shpërthimit të Covid-19.
Sekretarja e Shëndetësisë paralajmëroi se situata po përkeqësohet me shpejtësi në vend dhe u bëri thirrje njerëzve të jenë tepër vigjilentë dhe të shmangin mbledhjet e panevojshme.
Sipas Chan, autoritetet do të vlerësojnë situatën më vonë nëse mbyllja do të duhet të zgjatet. Sot, autoritetet e qytetit raportuan 26 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 5.491.
Deri tani Hong Kong, ka regjistruar 108 viktima ndërsa 5.233 janë shëruar nga koronavirusi./abcnews.al