Shifra alarmante në Austri, rritet numri i grave të vrara nga partnerët gjatë 2021

schedule14:46 - 18 Janar, 2022

schedule 14:46 - 18 Janar, 2022

31 gra janë vrarë në Austri gjatë vitit 2021, një shifër rekord ndërsa midis 2010 dhe 2020 pothuajse 320 gra janë vrarë në vend, shumica prej tyre nga bashkëshortët aktualë ose ish-bashkëshortët.

Shifrat janë tronditëse, sidomos duke pasur parasysh popullsinë relativisht të vogël të Austrisë (8.9 milionë banorë) por edhe faktin që numri i vrasjeve në këtë vend është relativisht i vogël në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së.

Pas shumë vitesh, Austria u përball me një paradoks: Vrasjet e regjistruara atje janë të pakta, por  shumica janë  gra.

Kjo është një nga normat më të larta në BE, sipas të dhënave të Eurostat. Çështja e vrasjes së grave u risoll sërish në vëmëndje pas disa krimeve që tronditën vendin. Më 5 mars 2021, ish-partneri i një 35-vjeçareje, Nandin B., tentoi ta mbyste me kabllo dhe më pas ta djegë të gjallë.

Në prill, një burrë u arrestua për vrasjen e ish-partneres së tij, nënë e dy fëmijëve. 43-vjeçari, u dënua me burgim të përjetshëm. Që atëherë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi dhe qeveria austriake ka rritur përpjekjet e saj, duke ofruar pothuajse 25 milionë euro për të luftuar dhunën ndaj grave.

/abcnews.al