Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifra alarmante, 30 viktima dhe 947 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule21:36 - 10 Nëntor, 2020

schedule 21:36 - 10 Nëntor, 2020

Situata e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë shqetësuese.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit 30 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore  në 24 orët e  fundit janë realizuar 3042 teste, prej të cilave 947 kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 691 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Rastet me COVID-19 sipas qyteteve: në Shkup-530, Kumanovë-30, Dibër-3, Shtip-15, Prilep-38, Tetovë-54, Strugë-18, Veles-22, Manastir-43, Ohër-43, Kavadar-8, Gostivar-25, Gjevgjeli-3, Strumicë-23, Kriva Pallankë-4, Radovish-7, Krushevë-2, Koçan-3, Probishtip-8, Demir Hisar-4, Makedonski Brod-5, Pehçev-1, Berovë-2, Vallandovë-2, Vinic-1, Dellçev-5, Kratov-4, Sveti Nikollë-8, Kërçovë-25, Resnjë-8, Negotin-3.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!