Shi, rrebeshe dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

schedule07:13 - 14 Shtator, 2024

schedule 07:13 - 14 Shtator, 2024

Gjatë pjesës së parë të ditës, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendror herë pas here priten edhe rrebeshe duke sjellë mjaft probleme të përmbytjeve në Ultësirën Perëndimore.

Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ndërsa pjesa tjetër e territorit do te dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang vendi; e cila do të shënohet në qytetin e Kucovës.  Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të paraqitet vranësira të shpeshta dhe shira gjatë orëve të paradites, ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferik, ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente në të gjithë Kosovën. Orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 21°C vlera më e lartë në Prizren dhe Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të mbetet Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat të dendura do të jenë dominante herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu të përkohshme në të gjithë MV. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës moti të përmirësohet gradualisht duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 22°C vlera  maksimale në rang vendi. Ndërkohë era do të paraqitet mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë deri në  55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në një pjesë të madhe të kontinentit Europian, duke sjellë në Ishujt Britanikë dhe qendrën e kontinentit vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë rajoni i Balltikut dhe pjesërisht gadishulli Ballkanit ndërsa kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë përkatësisht në; gadishullin skandinav gadishullin Iberik si edhe në të gjithë Europën Lindore./abcnews.al