Shi dhe stuhi në të gjithë vendin/ Dëmtohen ura, përmbyten shtëpi e rrugë. Lumi Zejmen del nga shtrati

schedule15:34 - 8 Nëntor, 2023

schedule 15:34 - 8 Nëntor, 2023

Shtëpi nën ujë, rrugë të përmbytura, e ura të dëmtuara.

Janë disa nga pasojat që shkaktoi moti i keq që përfshiu vendin të mërkurën.

Më problematike situata ishte në qarkun e Lezhës.

Dalja e lumit Zmejë në Rrëshën i gjeti të papërgatitur këta banorë të cilët u zgjuan me shtëpitë plot ujë.

Prezencë uji pati edhe në banesat e fshatit Tarazh ndërsa inertet dëmtuan e zhvendosën urën që lidh disa zona.

Kryetari i bashkisë Mirëditë i cilësoi të konsiderueshme dëmet dhe kërkoi ndihmën e qeverisë për riparimin e tyre.

Në aksin Milot – Burel pati rënie gurësh e dherash.

Nga inertet u shkaktuan probleme në rrugët Skuraj–Ulëz si dhe akset më në very Bogë–Theth, Hani i Hotit-Tamarë, Dushaj–Lekbibaj, Kukës–Shishtavec, Bajram Curri–Valbonë, Vau Dejes–Pukë–Kukës.

Autoriteti Rrugor shqiptar njoftoi se të gjitha akset janë të kalueshme dhe në terren gjenden grupet e punës së mirëmbajtjes të cilët janë duke bërë pastrimin e akseve.

Në Durrës disa rrugë të brendshme të qytetit përfunduan nën ujë.

Vështirësi në qarkullim e lëvizjen e këmbësorëve pati më së tepërmi në lagjen nr1, 13, në spitall e currila.

Për shkak të motit të keq u ndalua dalja në det e mjeteve të vogla lundruese.

Njëjtë situata ishte edhe në Vlorë.

Që qyteti të shpëtojë përfundimisht nga përmbytjet kryetari I bashkië Ermal Dredha tha se lipset një projekt nga ana e qeverisë.

Në Fier reshjet nxorrën jashtë funksionit tre fidera duke lënë pa energji disa fshatra.

Oshee njoftoi se elektriçitët janë në terren për riparimin e defekteve dhe avarive në zonat ku ka patur ndërpreje të furnizmit me energji./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!