Shi dhe furtunë, nis stuhia në Vlorë

schedule20:46 - 24 Janar, 2021

schedule 20:46 - 24 Janar, 2021

Në Vlorë ka nisur stuhia me erë të fortë e shoqëruar me reshje shiu. ABC sjell pamjet e furtunës që ka mbrëmjen e sotme në qytetarin bregdetar, ndërsa pritet që të zgjasë gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, por edhe gjatë javës sipas meteorologëve.

Bashkia e Vlorës u kërkoi qytetarëve që të kenë kujdes maksimal. “Te nderuar qytetare! Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju  luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë  të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja” mbyllet apeli. Stuhia e pak ditëve më parë u shoqërua me përmbytje nga jugu në veri të vendit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!