Shfrytëzuan seksualisht 17 vjeçaren në Fushë Krujë, gjykata lë në burg të arrestuarit

schedule15:35 - 14 Korrik, 2020

schedule 15:35 - 14 Korrik, 2020

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për 4 të arrestuarit për abuzimin me 17-vjeçaren.

Sipas informacioneve për mësohet se gjykata 3 të arrestuarit i ka lënë me masën “arrest në burg”, një në “arrest në shtëpi”.

Burime për Abc News bëjnë me dije se masa e sigurisë arrest me burg është dhënë për shtetasit Fatjon Leka, Eduard Çangu,Ardis Shima, ndërsa arrest shtëpie është lënë 17 vjeçari L.Stafa.

LEXO EDHE:Eksploziv në një banesë në Fushë Krujë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shfrytëzuan seksualisht një 17 vjeçare ndaj të cilës ditën e djeshme i kanë vendosur një sasi lëndë plasëse në banesën e saj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!