EMRI/ Shfrytëzonte shtetase të huaja për prostitucion, pranga 29-vjeçarit në Tiranë

schedule12:33 - 26 Qershor, 2024

schedule 12:33 - 26 Qershor, 2024

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se dyshohet se ka shfrytëzuara disa shtetase të huaja për prostitucion. Në pranga ka rënë një 29 vjeçar, Tritan Guni, ndërsa në kërkim është shpallur e motra e tij e përfshirë Bukurije Guni, 36 vjeçe.

Sipas policisë, motër e vëlla, u gjenin vajzave të huaja banesa private me qira, si dhe klientë dhe më pas u merrnin përqindjen e parave. Ndërkohë policia ka vënën nën hetime dhe 4 vajzat e huaja, me origjinë nga Kazakistani dhe Kolumbia, të moshave, 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe.

Hetimet kanë zbuluar se shtetaset e huaja, binin dakot për të ofruar shërbime seksuale, kundrejt pagesave, ndërsa Vëlla e motër, u gjenin klientët nëpërmjet disa faqeve online.

/abcnews.al