Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Apartamenti”.
Nga hetimet ka rezultuar se 22-vjeçari shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane.
Dy prej tyre, kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.
Dy nga shtetaset kolumbiane, u arrestuan për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë./abcnews.al


