Shfrytëzonin vajzat e huaja për prostuticion/ Tiranë, arrestohen në flagrancë dy shtetaset, ruse dhe ukrainase

schedule10:33 - 24 Shtator, 2024

schedule 10:33 - 24 Shtator, 2024

Dy shtetase, ruse dhe ukrainase janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Escort”.

Anna Tkachenko, 27 vjeç nga Ukraina dhe Elena Maslova, 37 vjeç nga Rusia, janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

“Deri në këto momente, ende nuk kemi identifikim të këtyre personave, ku shkonin shuma e parave. Dyshohet se mund të jenë me shtetësi ruse. Këto reklamime bëheshin në një faqe online, bënin organizimin e prostitucionint në banesa me qira ditore. Ndërronin vendet vazhdimisht, për të shmangur gjurmimin e policisë. Ka dyshime se prej fillimit të vitit 2023, ka filluar edhe shërbimi i paligjshëm. Dy të arrestuarat, kanë pasru hyrje dhe dalje të shpeshta në vendin tonë”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al