Shfrytëzoi të renë për prostitucion, pranga tutores në Fier

schedule10:54 - 23 Janar, 2024

schedule 10:54 - 23 Janar, 2024

Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmimi”. Policia e Fierit ka vënë në pranga një 37-vjeçare pasi dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase 24-vjeçare.

Gjithashtu ë kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!