Shfrytëzimi i i natyrës “çon në shpërthime të sëmundjeve të reja”

schedule14:20 - 8 Prill, 2020

schedule 14:20 - 8 Prill, 2020

Prova të reja  tregojnë për një lidhje midis shfrytëzimit njerëzor të natyrës dhe pandemive.

Kontakti i ngushtë me kafshët e egra përmes gjuetisë, tregtisë e vë botën në rrezik nga shpërthimi i sëmundjeve të reja, thonë shkencëtarët.

Koronavirusi mendohet se ka origjinën nga lakuriqët, shkruan BBC.

Në studimin e fundit, studiuesit  treguan  disa raporte për sëmundje që kanë kaluar nga kafshët te njerëzit, duke i kombinuar këto të dhëna me informacionin mbi rrezikun e zhdukjes të kafshëve nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Kafshët e egra në rrezik zhdukjeje për shkak të shfrytëzimit njerëzor u zbuluan se mbartin dy herë më shumë viruse që mund të shkaktojnë sëmundje.

 

“Ndërsa habitati natyror është zvogëluar, jeta e egër vihet në kontakt më të ngushtë me njerëzit,”  tha Dr. Christine Johnson nga Universiteti i Kalifornisë, Davis, SH.B.A.

“Bota e egër gjithashtu  i përshtatet aktiviteteve antropogjene dhe ndryshimit të peizazhit natyror. Kjo ka nxitur shfaqjen e sëmundjeve nga bota e egër, e cila na vë në rrezik sepse ne të gjithë jemi të lidhur globalisht përmes udhëtimit dhe tregtisë.”

Kafshët e egra në prag të zhdukjes janë të pakta në numër dhe në përgjithësi paraqesin një rrezik të ulët për të përçuar sëmundje infektive, tha Dr Johnson, përveç rasteve kur shfrytëzimi njerëzor dhe humbja e habitatit i vendos ato në kontakt të ngushtë me njerëzit.

Shkencëtarët kanë tërhequr vëmendjen prej kohësh ndaj sëmundjeve njerëzore që kanë origjinën te kafshët, përfshirë Sars, Mers dhe Ebola. Në vazhdën e koronavirusit, rritet ndërgjegjësimi se shëndeti i njeriut është i lidhur si me shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e planetit në tërësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!