Shfryn babai i Neymar: Dreqi e marrtë, deri kur do vazhdojmë kështu?!

schedule10:20 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 10:20 - 15 Dhjetor, 2020

Neymar u dëmtua në minutat shtesë në sfidën që PSG humbi me Lyon. Braziliani i trembi të gjithë, pasi doli me lot në sy me barelë. Fatmirësisht kontrollet mjekësore nuk zbuluan ndonjë frakturë dhe pritet që sulmuesi të rikuperohet për tre javë.

Ai ka vetëm një ndrydhje të kaviljes, por babai i tij është i shqetësuar për ndërhyrje që Neymar merr shpesh në ndeshje.  “Dreqin.. Sa do ta zgjasë kjo?! Kemi folur shumë rreth kësaj, e kemi nënvizuar shpesh tejkalimin e dhunës.

Pse të mos e ndalojmë që në fillim, që në faullin e parë, pse të presim deri te faulli i shtatë, i tetë, i nëntë?  Nuk po marrim masat e nevojshme gjatë gjithë lojë, kur Neymar pëson faulle të njëpasnjëshme dhe gjithmonë nga ato të dhunshmet.

Kjo gjë inkurajon këto lloj lojtarësh dhe këto lloj sjelljesh. Nëse kjo gjë lejohet të vazhdojë, futbolli do të humbasë shumë. Për sa kohë do të jetë viktima që ka faj? Gjithçka varet nga arbitri i ndeshjes, ai ka mundësinë të mbrojë lojtarët.  Çfarë mund të bëjmë ne? Shpresoj që Zoti të kujdeset për ju”, është shprehur në Instagram Neymar Sr. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!