Shfaqin simptoma të koronavirusit, Greta Thunberg dhe babai i saj vetëizolohen

schedule22:04 - 24 Mars, 2020

schedule 22:04 - 24 Mars, 2020

Greta Thunberg, adoleshente suedeze që frymëzoi botën në luftën e saj kundër ngrohjes globale, ka thënë se mund të jetë prekur nga virusi Covid-19. Adoleshenjta ka pranuar se një gjë e tillë është “jashtëzakonisht e mundshme”.

Ajo njoftoi në një postim në Instagram se është izoluar pasi ajo dhe babai i saj u kthyen nga një udhëtim rreth Evropës qendrore. Pas udhëtimit, disa ditë më vonë, ajo tha që të dy filluan të ndiheshin të sëmurë, me dhimbje të fytit dhe kollë, shenja këto të Covid-19.

Thunberg tha që nuk ishte testuar për virusin, në përputhje me politikën në Suedi, dhe tani sipas saj ishte shëruar. Ajo paralajmëroi urgjent për të rinjtë e tjerë që ta marrin seriozisht virusin, edhe nëse ata vetë shpesh përballeshin me simptoma të buta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!