Shfaqet në një tjetër shtet varianti i ri i koronavirusit

schedule08:14 - 2 Janar, 2021

schedule 08:14 - 2 Janar, 2021

Mutacioni i ri i koronavirusit , i cili po përhapet me shpejtësi në Britani, është identifikuar për herë të parë në Vietnam, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Varianti i ri u gjet te një grua 44-vjeçare e cila u kthye në Vietnam nga Britania. Gruaja ishte në karantinë sapo arriti në vend dhe doli pozitive për Covid-19 më 24 dhjetor, shpjegoi ministria.

“Studiuesit analizuan gjenomin nga një mostër e marrë nga pacientja dhe gjetën llojin e virusit të njohur si VOC 202012/01,” tha ai .

Vendet në të gjithë botën kanë pezulluar udhëtimet me Britaninë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e llojit të ri, i cili shkencëtarët besojnë se është 70% më shumë i transmetueshëm. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!