TIRANË– Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjeti në SHBA strategun e fushatës së Partisë Demokratike, Chris Lacivita, i cili ishte “zhdukur” dhe nuk u bë aktiv që nga dita kur u prezantua me pompozitet nga Sali Berisha dhe aleatët e tij “madhështorë”.
Me dy gishta lart, Lacivita tha se do vinte shumë shpejt në Tiranë, por a mund të ndryshojë ai fatin e PD, parti kjo, cila në sondazhe del në rënie të frikshme përballë socialistëve.
Gazetari Ardit Rada i ftuar në “Ora e Fundit”, u shpreh se Mediu duhet të përballet fillimisht me drejtësinë për tragjedinë e Gërdecit këtu në Shqipëri dhe të mos bëjë rolin e ambasadorit të PD në ShBA.
Ai theksoi se PD shquhet për kontrata lobimi me para të dyshimta, ndërsa shtoi se edhe në rastin e LaCivita, kjo gjë mund të ekzistojë për aq kohë sa nuk duhet kontrata e bërë me “strategun”.
“Fatmir Mediu në radhë të parë duhet të kuptojë se nuk është ambasador i PD në Amerikë dhe për aq kohë sa është nën hetim për një ngjarje tragjike, pak metra larg nga kryeqytetit, në radhë të parë duhet t’i shërbejë drejtësisë dhe të qëndrojë këtu. Nuk besoj se LaCivita më 11 maj do votojë apo do t’i mbledhë vota PD. Për ne shqiptarët dhe qytetarët duhet së pari transparenca e kontratës që ka me opozitën. Kemi të bëjmë me një person, i cili përmes kontratës synon dhe një thes të madh me para. PD shquhet për financime të dyshimta, qoftë në median vendase, qoftë në zgjedhje dhe qoftë për lobime”, tha ai.
Ai theksoi s kthimi i ekspertëve amerikanë të OPDAT në SPAK është një lajm i mirë për drejtësinë dhe po ashtu një goditje për Sali Berishën.
“Lajmi që ekspertët e OPDAT janë kthyer në organet e reformuara të drejtësisë është një lajm i mirë, pasi pati fishekzjarrë nga PD, që SHBA u largua nga SPAK. Berishën personalisht është lajm i keq”, tha ai.