Shfaqën probleme me tensionin, dy gratë greviste shoqërohen për në spital

schedule12:20 - 15 Tetor, 2020

schedule 12:20 - 15 Tetor, 2020

Dy prej grave që janë futur në grevë urie janë nxjerrë nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit pasi kanë pasur probleme me tensionin. Pas marrjes së ndihmës mjekësore ato thonë se do ti bashkohen sërish grevës.

Shumë prej grave që janë futur në grevë urie trajtohen me ilaçe për shkak të problemeve shëndetësore që ato kanë.

Gratë u futën sot në grevë urie duke zëvendësuar burrat në shenjë duke kërkuar të plotësohen kërkesat e tyre për librezat e punës dhe nisjen e punës në rafineri.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit Sokol Dautaj deklaroi se greva do të vazhdojë pa afat./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!