Edhe pse jemi në sezonin turistik duket se ndërtimet sjellin një pamje që lënë për të dëshiruar në qytetin bregdetar të Durrësit. Pushuesit në Durrës, duket se nuk do të kenë mundësi të frekuentojnë shëtitoren e Vollgës këtë sezon, pasi ajo tashmë është kthyer në një kantier ndërtimi.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se punimet për rehabilitimin e shëtitores zgjasin rreth prej 18 muajsh në këtë shëtitore vijojnë punën dhe nuk lejohet kalimi i qytetarëve.
Ndërtimet në këtë shëtitore e bëjnë të pamundur frekuentimin e një prej zonave më të populluara në Durrës. /abcnews.al