Shëtit dhe flet normalisht dhe pse ka një thikë të ngulur në kokë. Pamjet shokuese nga New York

schedule15:55 - 25 Qershor, 2020

schedule 15:55 - 25 Qershor, 2020

Kalimtarë në Harlem të New York, janë shokuar kur kanë parë një njeri i cili shëtiste dhe fliste normalisht dhe pse kishte një thikë të ngulur në kokë.

Sipas të dhënave të dëshmitarëve okularë, personi dukej se nuk e kishte problem që kishte një thikë të ngulur në kokë, ndërsa pamjet tregojnë dhe mbërritjen e menjëhershme të ambulancës.

Personi me thikë në kokë quhet Roberto Perez, 36 vjec, me origjinë nga Bronks, i cili ishte përfshirë në një sherr. Në ato moment i është ngulur dhe thika në kokë. Por kalimtarët ishin të habitur nga qetësia e tij, dhe pse rrobat i kishte të lara në gjak.

Agjentët e policisë po përpiqen të zbardhin dinamikën e incidentit. Sipas dëshmitarëve, 36 vjeçari po keqtrajtonte partneren e tij, dhe ajo reagoi duke i ngulur thikën. Ndërsa disa të tjerë thonë se kanë qenë dy burra që e kanë sulmuar, për shkak të partneres së tij.


Dhe pse pamjet flasin për një plagë të thellë, 36 vjeçari aktualisht i shtruar në spital, nuk është në rrezik për jetën, pasi thika nuk ka hyrë në kafkën e tij. Tashmë ai ndodhet në kushte të qëndrueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!