Shet 12 miliardë fjalëkalime të vjedhura në internet, arrestohet 22-vjeçari

schedule15:55 - 18 Janar, 2020

schedule 15:55 - 18 Janar, 2020

Policia Hollandeze ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili dyshohet se ka shitur 12 miliardë fjalëkalime dhe kode aksesi të vjedhura, në internet.

Policia e qytetit Arnhem tha në një deklaratë dje se të dhënat mund të shkarkohen për një shumë të caktuar parash. Policia nuk ka zbuluar cilësinë e të dhënave, ose personat e prekur, dhe tha se hetimet janë ende në vazhdim.

Hetuesit Hollandezë bashkëpunuan ngushtë me autoritetet gjermane, amerikane dhe britanike për këtë rast.

Pasi morën një sinjal nga kolegët në Britani, ekspertët e krimit të internetit në Hollandë ishin në gjendje të gjurmonin të dyshuarin në lindje të vendit.

Policia tha se autoritetet konfiskuan pajisje të specializuara gjatë kontrollit të dy apartamenteve. Duke përdorur këto pajisje, të dhënat janë në dispozicion përmes faqes së internetit “Wei Lake Info”.

Si pjesë e hetimeve, një 22-vjeçar tjetër u arrestua gjithashtu në Irlandën Veriore.

Ndërkohë, Byroja Federale e Hetimit e SHBA (FBI) bllokoi faqen e internetit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!