Celula Seksuale eshte komedia brilante që vjen në skenën tonë të teatrit në këtë fund muaj pranveror. Shegushe Bebeti, Naun Shundi dhe Françeska Hysi ishin të ftuar në programin Abc e Pasdites me Ermal Peçin, ku treguan se si erdhi kjo shfaqje. Aktoret janë operatore telefonike dhe shesin lodra seksi, dhe tregojnë se si janë gjendur në rolet përkatëse.
Bebeti theksoi se kishte filluar me këtë shfaqje që para pandemisë, ndërkohë sqaroi titullin e vendosur “Celula Seksuale” e kanë bërë edhe për të edukuar.
“Deri dje ne nuk thoshim dot seks, sepse e kishim tabu. Duke harruar pikërisht nga një akt seksual vjen jeta. Unë nuk doja që ta ndryshonim këtë gjë, e diskutuam disa herë mos na kthehet në boomerang kjo gjë, meqenëse thuhet celulë seksuale. Por vendosëm jo, në fund të fundit publikun duhet ta edukojmë me shfaqje ku ngrenë probleme të rëndësishme sociale”.
Ermali e pyet aktorin Naun Shundi nëse e ka të vështirë një aktor të bëj diferencën që ka mes komedisë në teatër dhe ekran.
“Është njësoj si të thuash që ai që luan mirë film nuk di të luaj mirë teatër. Kanë specifika të ndryshme të veçanta normalisht, por një profesionist i mirëfilltë duhet t’i bëj gjithçka që i jepet për të bërë,. Qoftë në skenë qoftë në ekran, qoftë dhe në një intervistë televizive. Nuk ka diferenca, ndryshon vetëm përkushtimi, vështirësia, aspekti kohor”.
Ndërkohë Franceska gjithmonë identifikohet me personazhin e Lilit tek Kosherja, por aktorja shtoi se publiku e ka parë më para në skenën e teatrit. Ajo shtoi se janë dy personazhe komplet të ndryshëm nga njëri tjetri, ndaj nuk shqetësohet fare për këtë gjë. /abcnews.al