Shesin limonada për të ndihmuar fëmijët, Angelina Jolie i bashkohet kauzës së 6-vjeçarëve

schedule09:14 - 11 Shtator, 2020

schedule 09:14 - 11 Shtator, 2020

Dy djem 6-vjeçar nga Londra që po mbledhin para për bamirësi duke shitur limonada, kanë marrë një donacion të papritur nga aktorja hollivudiane Angelina Jolie. Ayaan Moosa dhe Mikaeel Ishaaq, tashmë të njohur si “Lemonaid Boys”, krijuan stendën e limonadës për të mbledhur para për fëmijët në Jemen.

Aktorja iu dërgoi djemve një shënim duke iu shpjeguar se i vinte keq që nuk mund të blinte disa nga limonadat e tyre, por ajo do të donte të mbështeste fushatën e tyre. Ndërkohë, dy vogëlushët nëpërmjet një videoje, i dërguar një mesazh Jolie duke e falenderuar për gjestin e veçantë.

Ayaan Moosa (djathtas) dhe Mikaeel Ishaaq (majtas) ulen pas stendës së tyre të limonadës në Redbridge, Lindja e Londrës

“Të dashur Ayaan dhe Mikaeel, faleminderit për atë që ju dhe miqtë tuaj po bëni për të ndihmuar fëmijët në Jemen. Më vjen keq që nuk jam në gjendje të blej një limonadë nga ju, por përsëri do të doja të bëja një donacion për stendën tuaj.”, është shprehur Jolie. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!