Sheshi i vaksinimit bosh, Fico: Ka ndikuar Ramazani, vaksina nuk përbën problem në agjërim

schedule14:10 - 19 Prill, 2021

schedule 14:10 - 19 Prill, 2021

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në një konferencë për shtyp të mbajtur gjatë ditës së sotme ka thënë se Shqipëria aktualisht ka në dispozicion 300 mijë vaksina.

Ndërkohë e pyetur nga gazetarja e ABC, Ajgena Korbi se pse sheshi i vaksinimit në Tiranë është i boshatisur herë pas herë, Fico ka thënë se ardhja e muajit të shenjtë të Ramazanit ka ndikuar. Megjithatë sipas saj, ashtu siç kanë konfirmuar edhe nga përfaqësuesit  fesë myslimane, vaksinimi nuk përben problem për Ramazanin dhe mund të vazhdojë normalisht.

“ Jemi diku tek 300 mijë vaksina për të vijuar. Nëse do të ditësh totalin është mbi 700 mijë vaksina. Përveç se një arsye që është një gëzim, Ramazani e ka ngadalësuar. Por në të gjitha në këto raste dhe ka dalë me thirrje të vijojë të vaksinohen, kjo merr pak kohë deri në ndërgjegjësim të tyre. Fakti që në vijojmë të marrim vaksina. Nuk ka asnjë arsye tjetër përveç kësaj feste. Është shans i madh për të mos u bërë pre e Covid-19” tha Fico. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!